Haradinaj merr urime nga kryeministri i Luksemburgut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Lajme

26/09/2017 12:15

 

Në urimin e tij, Bettel është shprehur i bindur se raportet miqësore mes dy vendeve do të thellohen.

Në urimin e kryeministrit Bettel thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe urimet më të mira për sukses në përmbushjen e detyrave tuaja të rëndësishme.

Kam besim se së bashku, do të jemi në gjendje të forcojmë më tej lidhjet miqësore midis vendeve tona dhe njerëzve dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në nivel bilateral, evropian dhe ndërkombëtar.

Kryeministër , ju lutem pranoni, konsideratën time më të lartë.