Haradinaj: Me 7 mars shpallen zgjedhjet (Video)

AAK sot pas takimit të liderëve opozitarë ka mbajtur takim të Këshillit Drejtues, ku është diskutuar për protestën e 17 shkurtit dhe për zgjedhjet e reja.

Lajme

10/02/2016 21:19

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka thënë anëtarëve të partisë së tij se është i bindur se do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai ka kërkuar nga anëtarësia e tij që të punojnë më shumë në terren.

Haradinaj ka thënë se është i bindur që Hashim  Thaçi nuk do të zgjidhet president, prandaj sipas tij më 7 mars do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

YouTube player