Haradinaj ‘mbron’ Veselin për deklaratën e famshme të Nishit. Ja si na rrezikon Serbia?

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në konferencë për media është pyetur edhe për deklaratat e kryeparlementarit Kadri Veseli dhe përgjigjen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

16/01/2018 19:52

Veseli ka thënë dje se Serbia nuk duhet të mendoj për kthim në Kosovë, pasi që shqiptarët më nuk do të ndalen deri në Nish. Na anën tjetër, Vuçiq ka thënë se Veseli në Nish mund të shkojë vetëm si turist, por le ta harrojë që atje shkon me ushtri.

Vuçiq: Zot i Kosovës nuk është as Thaçi, e as Haradinaj, por Kadri Veseli

E për këtë deklarata, Haradinaj tha se janë politike, megjithatë e vlerësoj një tjetër deklaratë tepër serioze dhe tepër kërcënuese për Kosovën.

Ai e përmendi deklaratën e shefit të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, i cili të shtunën tha se Serbia po tenton të blejë raketa me rreze veprimi deri në 400 kilometra, raporton lajmi.net.

“Pra, kjo është shumë kërcënuese, pasi që Serbia synon me u armatos me raketa që e arrijnë çdo cak në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Të kujtojmë se lajmi.net ka raportuar të shtunën për deklaratat e Dikoviqit lidhur me kërkesën për blerjen e sistemit raketor 400 kilometërsh.

Serbia po planifikon të blejë sistem raketor i cili zhvillon luftë në largësi më të mëdha se 400 kilometra.

“Natyrisht se po shqyrtohen edhe sistemet S 300 dhe BUK, por edhe sisteme tjera”, ka thënë Dikoviq.

Sipas tij, situata aktuale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare ndikojnë në planet e zhvillimit dhe aftësisë së Ushtrisë së Serbisë.

Ai nuk ka përmendur se çka ka ndikuar që të mendohet për këtë sistem raketor i cili arrin gati çdo cak në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/

Shefi i ushtrisë serbe kërkon sistem raketor që mund ta arrijë çdo cak në territorin e Kosovës!