Haradinaj mbledh Këshillin për Integrim Evropian, pas 4 vjetësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur në takim Këshillin Ministror për Integrim Evropian, për të diskutuar me ministrat e dikastereve zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

Lajme

22/09/2017 14:25

 

Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian, si bashkëkryesuese e takimit, ka thënë se ky këshill nuk ka mbajtur takim që nga maji i vitit 2013.

“Para neve janë shumë sfida dhe qytetarët e Kosovës mbetën të izoluar për shkak të mos liberalizmit. Për këtë duhet plotësuat kushtet siç janë lufta kundër korrupsioni”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se tash e tutje, ky këshill do të mbajë takime të rregullta javore, raporton Ekonomia Online.

Ai i ka obliguar ministrat që të vijnë në takime dhe të raportojnë për përmbushjen e kërkesave që dalin nga ERA.Së fundi është raportuar se ka ngecje edhe në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si parakusht edhe për liberalizimin e vizave.“Kosova e ka obligim dhe ministrat duhet te vijnë në raportim dhe të tregojnë që zbatimi i MSA-së është proces që po ndodh.

Është paraparë që MSA-ja vitin tjetër të ketë çështje të tjera. Ne si qeveri e kemi prioritet MSA-në dhe integrimet evropiane. Këtë nuk e bëjmë për hatër te BE-së, por për shkak të qytetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.


8-1 7 5-8 6-3 4-9 3-13 2-18 1-13