Haradinaj mbledh kandidatët e AAK-së për kryetarë të komunave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot në Prishtinë kandidatët e AAK-së për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

11/09/2017 20:31

“Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, që do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve përpara qytetarëve të vendit dhe për mirëqenien e tyre”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga AAK.

Haradinaj, bën të ditur AAK, “vlerësoi të rëndësishme zgjedhjet komunale të parapara të mbahen më 22 tetor dhe theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të qetë e demokratik, ku qytetarët do të votojnë për projektet për komunat e tyre dhe për zhvillimin e tyre”.