Haradinaj: Luftëtarët e lirisë s’kanë arsye t’i frikësohen Speciales

Për aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë shkurt se nëse luftëtarët e lirisë i besojnë vetës se tyre, ata nuk kanë arsye të frikësohen.

Lajme

11/12/2018 15:18

Ndërkaq për dorëheqjet e kryetarëve serbë të komunave, ka thënë se kjo është një situatë pa vendim, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se tërheqja e tyre nuk mund të merret si zyrtare, dhe se në të njëjtat shkresa Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”.

Ai po ashtu ka thënë se këto dorëheqje nuk mund t’i dërgojë njëherë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se të njëjtat mund të kthehen prapa si kërkesa pa bazë ligjore. /Lajmi.net/