Haradinaj: Ky vit nuk do të jetë i lehtë, Kosova do të përballet me dialogun dhe Gjykatën Speciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë aspak i lehtë për Kosovën për shkak të proceseve nëpër të cilat do të kalojë.

Lajme

03/01/2019 22:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vit nuk është në interes të vendit.

Në një intervistë dhënë  për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se viti 2019 nuk do të jetë i lehtë për Kosovën pasi do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe me Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të bashkohen në  procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

Kryeministri Haradinaj në këtë intervistë ka folur edhe për raportet që Qeveria ka krijuar me PSD-në.

Sipas tij, zyrtarët e këtij subjekti politik ia kanë bërë të qartë se nuk do të përfshihen në përbërjen e kësaj qeverie.