Haradinaj kujton masakrën e Abrisë së Epërme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se 20 vjet më parë mbi popullin tonë është bërë masakra më mizore ajo e Abrisë së Epërme.

Lajme

26/09/2018 13:25

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sot me përulje përkujtojmë anëtarët e familjes Deliu që hodhën themelet e shtetit tonë.

“Një nga masakrat më mizore që janë bërë mbi popullin tonë, ajo e Abrisë së Epërme, 20 vjet më parë, ku nuk u kursyen as fëmijët në djep, është dëshmi se me çfarë çmimi është paguar liria.

Me përulje përkujtojmë sot anëtarët e familjes Deliu, që me gjakun e tyre hodhën themelet e shtetit të Kosovës. Kujtimi për ta është i përjetshëm!”, ka shkruar Haradinaj.