Haradinaj kujton betejën e “Shqiponjës”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë.

Lajme

17/05/2018 08:20

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se e tillë është beteja e lavdishme e “Shqiponjës”, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ dhe asaj 135 ‘Agim Zeneli’ dhe u shkrepën krismat e para të lirisë.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:
“Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë. E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ dhe asaj 135 ‘Agim Zeneli’ dhe u shkrepën krismat e para të lirisë. Sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr”, shkruan Haradinaj.