Haradinaj: Kosova humbi një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me vdekjen e Bajram Rexhepit, Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë dhe demokracinë.

Lajme

21/08/2017 11:46

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se Rexhepi si kryeministër i parë kishte udhëhequr procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.  Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu”, shkruan Haradinaj. /Lajmi.net/