Haradinaj konfirmon se AAK nuk ka vija të kuqe për koalicion me PDK-në

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen së shpejt, por pa specifikuar ndonjë muaj të caktuar. Flitet muaji maj.

Lajme

16/03/2017 21:28

“Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet aq më mirë për Kosovën”, ka thënë ai në TV Dukagjin.

I pyetur për vijat e kuqe me parti të caktuara pas mbajtjes së zgjedhjeve, Haradinaj nga Strasburgu ka thënë se populli i vendos vijat e kuqe me votime.

“Vijat e kuqe i vendos populli. Kushdo që fiton vet s’mund të bëjë asgjë, prandaj do të ishte e dëmshme që mos të pranohen zgjedhjet, të kontestoheshin ato, dhe vendi të hynte edhe në një krizë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Më këtë, kreu i AAK-së ka lënë të nënkuptohet se nuk ka vijat të kuqe as për PDK-në e as për LDK-në. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Haradinaj: Serbia është e mllefosur me mua për shkak të disfatës në Dukagjin