Haradinaj: Këto janë kërkesat që do t’ia paraqes opozita Jahjagës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë para takimit me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur qëndrimet që ai dhe kolegët e tij opozitarë do t’i mbajnë brenda në takim.

Lajme

19/10/2015 18:33

Duke folur nga Peja, Haradinaj tha se ka marrë ftesë nga Presidentja e vendit për të biseduar për situatën politike në vend, mirëpo, ka shtuar së qëndrimet e opozitës karshi marrëveshjeve të arritura mbesin të njëjta.

“Qëndrimi ynë është mos-thirrja e seancës dhe tërheqja e marrëveshjeve të qeverisë. Pra mos të thirret seanca para tërheqjes së marrëveshjeve të qeverisë. Ky është qëndrimi dhe do të jemi bashkë nesër”, tha Haradinaj për KALLXO.com.

Kreu i AAK-së këto komenti i bëri gjatë vizitës që i ka bërë pasdite gjatë vizitës që i ka bërë strukturave partiake në Pejë.

Gjatë ditës së sotme, Presidentja Jahjaga u takua me dy liderët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar- Isa Mustafën e LDK-së dhe Hashim Thaçin e PDK-së- të cilët dolën nga takimi me qëndrimin se “nuk ka krizë politike në vend dhe se opozita duhet të heq dorë nga aktet e dhunshme”.