Haradinaj kërkon njohje nga Vatikani

Ramush Haradinaj është dukë qëndruar në Vatikan

Lajme

22/05/2018 15:50

Ai sot është pritur në Selinë e Shenjtë, nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

“Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm”.

“Kardinalit Parolin, i shpreha përkushtimin e vendit që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike”.

Image may contain: 2 people, people standing

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë”.

“Liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme”.

“Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin”.

Image may contain: 5 people, indoor