Haradinaj kërkon nga shqiptarët ta votojnë Gjukanoviqin, flet edhe për demarkacion

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka bërë gabim për ratifikimin e demarkacionit pasi sipas tij Kosova nuk ka hup asgjë.

Lajme

04/04/2018 21:48

“Unë kam luftuar që ta lë brenda raportin e Shpejtim Bulliqit. Disa mendojnë se e kam hangër marrën por unë e kam fut raportin e Bulliqit brenda. E kam rujt sa kam mund me rujt tokën e këtij vendi. Unë aq kam ditë.sa i përket votimit e falënderoj Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin kanë qenë korrekt”, është shprehur Haradinaj në ‘Debat+’.

Ai ka theksuar se toka nuk është humbur dhe se do të bëhet korrigjimi.

“Sa kem pas shpresë para ratifikimit kemi edhe tani. Nuk e kem humbë atë që e kem rujtë. VV nuk e ka mbrojt raportin e Bulliqit vetëm për të marrë vota. Ka mundësi korrigjimi sepse marrëveshja për ratifikim është votu e tillë brenda është edhe marrëveshja mes presidentëve”, ka thënë kryeministri, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, Haradinaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi ta votojnë Millo Gjukanoviq.

“Shpresoj që çdo qytetarë në Mal të Zi ta votojë Millo Gjukanoviqin, e ka ruajt Malin e Zi ka qasje korrekte ndaj shqiptarëve. Iu bëj thirrje edhe shqiptarëve të Malit të Zi ta votojnë sepse kundërkandidati i tij do ta tërheq njohjen për Kosovën”./Lajmi.net/