Haradinaj: Kemi dashur një Qeveri me bazë të gjerë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka thënë se arsyeja e vonimit të formimit të institucioneve ishte se si koalicion ishin të interesuar për një qeveri me bazë të gjerë.

Lajme

16/08/2017 12:53

Ai ka thënë se nuk do të shkoj shumë dhe qeveria do të filloj punën, transmeton lajmi.net

“U bë një koalicion habitës i konsultave dhe takimeve por arsyeja pse mori më shumë kohë është sepse ishim të interesuar për një bazë më të gjerë. Besoj që nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të fillojmë punën… Do të vjen shumë shpejt në afat kohor, duhet të kemi një qartësi politike. Duhet të votohet Kryetari i Kuvendit pastaj Qeveria”, është shprehur Haradinaj.

Këto deklarata ai ka dhënë një konferencë ku ka prezantuar disa kandidat për kryetarë komunash. /Lajmi.net/