Haradinaj: Kam gjetë probleme të rënda, shumica po mendojnë që unë po ankohem

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për ndarjen e 20 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për familjet e dy policëve, Armend Trenës dhe Malësor Dashit, ka deklaruar se ky vendim është dëshmi që ekzistojnë obligimet e ndërsjella mes qeverisë dhe qytetarëve.

Lajme

08/05/2018 16:35

Haradinaj i pyetur për mungesën e sigurimeve jetësore të zyrtarëve policorë, deklaroi se këto janë probleme të cilat Kosova po përballet më shumë se 20 vite, raporton lajmi.net.

“Kam gjetë plot tema të rënda, shumica po mendojnë që po ankohna dhe po du me i shti në gjynah. Punët që s’janë zgjedhë qe 20 vjet unë tani po merrem me to. Ne po përballemi me këto tema. Veprimi për me i nda shumat financiare është dëshmi që ka obligime të ndërsjella”, deklaroi Haradinaj.

Më herët gjatë ditës, qeveria ndau nga 10 mijë euro për familjet Trena dhe Dashi./Lajmi.net/