Haradinaj jep përgjigje interesante nëse PDK rrëzon qeverinë në qoftë se ai bëhet kryeministër

I pyetur pse ndërroj mendje dhe hyri në koalicion me PDK, ai ka thënë, se marrëveshje e koalicionit LDK-AKR e bëri që të minimizohen shpresat për ndryshim nga partitë opozitare.

Lajme

19/05/2017 11:48

“Marrëveshja e një partie opozitare për hyrë në koalicion me njërën nga partitë në pushtet krijo një situatë të re e cila minimizoi shpresat për ndryshim nga partitë opozitare”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Haradinaj në konferencën ku zyrtarisht prezantoi Arbër Vllahiun në AAK, ka thënë se beson që edhe me koalicionin e ri do të ketë ndryshime në të mirë të vendit.

I pyetur nëse frikësohet se PDK do ta rrëzojë edhe qeverinë e ardhshme nëse ai bëhet kryeministër ka thënë: “Unë kështu jam rrëzona e çohem”. /Lajmi.net/