Haradinaj: Jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, tha se është i gëzuar për ngritjen e shtatoreve të këtyre heronjve.

Lajme

20/09/2018 13:32

“Ne jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë. Por traditën me kultivu, lirinë, me i kultivu vlerat e lirisë e kemi për të parën herë në Kosovë”, ka thënë kryeministri,  raporton EO.

“S’ka dyshim që ku do që jemi sot shqiptarë i gëzohemi fatit që në Kosovën e lirë janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë e kombit tonë. Përulem me respekt para kësaj vepre kaq të mirë, kaq të qëlluar”.