Haradinaj: Jemi grupi më i madh, kreyparlamnetari na takon neve

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës , nuk do prodhojë krizë ka thënë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. 

Lajme

09/07/2014 17:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë sot se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nuk do të sjellë asnjë problem dhe, sipas tij, kriza është brenda PDK-së.

Ai ka thënë se tashmë LDK-AAK-Nisma është grupi më i madh parlamentar, të cilit i takon posti i kryeparlamentarit.

Haradinaj, pas takimit me sekretarin e shtetit të Portugalisë për çështje evropiane Bruno Maçães, tha se e PDK-ja nuk mund ta blejë askënd sepse nuk ka deputetë në shitje.

“Ne kemi krijuar grupin parlamentar LDK-AAK-Nisma për këtë do të jetë e informuar kryesia e vjetër dhe kryesia e re e Kuvendit. Prandaj, kriza ekziston vetëm tek PDK-ja duke qenë se askush më nuk po i ofrohet PDK-së dhe ata janë në pamundësi për të pasur një partner”.

 “Nuk ka deputetë në shitje. Mund të mos jenë tepër fanatik të partive të veta, por kanë integritet dhe askush nuk pranon me u shit”, tha Haradinaj.