Haradinaj: Jemi bërë bashkë për të marrë vendime të guximshme

Kandidati për kryeministër nga PDK, AAK dhe Nisma ka thënë se ky koalicon nuk do të administrojë me të tashmën, por do të hapë rrugë për zhvillim.

Lajme

29/05/2017 22:05

“Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marrë vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt. Përmes qeverisjes së ardhshme nuk do të administrojmë me të tashmën, por do të hapim rrugë për një zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili mundëson zhvillimin e shtetit, zhvillimin e shoqërisë dhe realizimin e aspiratave të secilit qytetar”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai ka folur edhe për programin ekonomik të koaliconit.

“Ne zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë, me politika mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me metoda të granteve dhe subvencionimit, ndryshim të taksave dhe akcizave, me qëllim të përkrahjes, rritjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.

18740764_575458202578598_3460899899230579152_n 18813359_575458105911941_8870656071440621462_n