Haradinaj: Jam gati të vij në Serbi, Stefanoviq: Do të arrestohesh

Pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se me dëshirë do ta vizitonte Medvegjën e Preshevën, ai ka shprehur interes për të shkuar në Beograd dhe atje ta prezantonte shtetin e Kosovës në ndonjë samit ndërkombëtar, pas kësaj deklarate kanë filluar reagimet nga shteti fqinjë.

Lajme

27/04/2018 18:03

Është ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili tha se urdhri i gjykatës serbe është në fuqi dhe nëse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj hynë në Serbi do të arrestohet, transmeton lajmi.net.

“Fuqia dhe garancia e gjykatës tonë ndaj tij është në fuqi dhe me siguri do të arrestohet nga policia”, ka thënë Stefanoviq për të përditshmen serbe “Kurir”, në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Kosovës se është i gatshëm ta vizitojë komunën e Medvegjës dhe Preshevës, të cilat janë në jug të Serbisë, me ftesë të autoriteteve lokale atje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar në Medvegjë për një vizitë me rastin e manifestimit tradicional “Takimet e Vendlindjes, 2018”.

“Jo vetëm Preshevën, por jam i gatshëm të vizitoj edhe Beogradin, të prezantoj shtetin tim në ndonjë samit ndërkombëtar, nëse ftohem. Fundja vetëm me takime dhe vizita të ndërsjellta mes kryeministrave në rajon mund t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit, në të rast fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, sic jemi në Kosova me Serbinë dhe vendet ne rajon”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

“Unë nuk jam si Gjuriqi të lëvizi kaqak, ilegal nëpër kufij. Vizita ime, nëse mundësohet në Preshëve do të ketë protokoll dhe me lejen e autoriteteve serbe dhe ndërkombëtare, sic veprohet me vizitat e burrave të shteteve tjera botërore”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/