Haradinaj iu jep 10 ditë ultimatum banorëve të Shipitullës e Hades

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përfaqësuesit e fshatrave të Shipitullës dhe të Hades, ku ndodhet mihja sipërfaqësore e thëngjillit.

Lajme

09/12/2017 12:21

 

Kryeministri Haradinaj, në një konferencë për gazetarë pas takimit, tregoi se iu ka dhënë ultimatum 10 ditë banorëve të Hades e Shipitullës që të nënshkruajnë kontratat me kushte “gjeneroze” që ka ofruar Qeveria për zhvendosje, në të kundërtën do të procedohet sipas ligjit.