Haradinaj ironizon për demarkacionin: Jam habit e kam nënshkruar!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një debat të gjatë me deputetin e LDK-së, Kujtim Shala rreth demarkacionit dhe miratimin në qeveri që kjo çështje të shkojë në kuvend.

Lajme

07/12/2017 13:15

Shala ka insistuar tërë kohën se Haradinaj ka qenë ai që ka kundërshtuar më së shumti këtë çështje dhe ditë më parë votoi pro që ajo të shkonte në kuvend për t’u dërguar në votim.

“Jam habit e kam nënshkruar”, iu ka drejtuar Haradinaj, Shalës.

“Prapë se prapë këtu kemi për të votuar. Kam dëgjuar qëndrime të subjekteve politike për këtë temë, do ta votojmë, do ta votojmë të shohim si do të bëhet kur të vjen në Kuvend”, ka thënë ai.

Shala iu ka drejtuar Haradinajt duke i thënë se ka një dokument dhe jo dy për ratifikimin e asaj marrëveshjeje. /Lajmi.net/