Haradinaj ironizon me Mimoza Kusarin: Unë nuk di me vallëzu si ti para Gadafit!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se do të sjell dokumente për 100 ditëshin e parë që ka punuar, duke shtuar se do t’iu duken ëndrra.

Lajme

07/12/2017 17:10

Ai këto komente i ka bërë gjatë një përplasje me deputeten e Kuvendit nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila.

“Konfuzioni im i parë është kush po i thotë, një zvkryeministre, një ministre e Tregtisë që nuk mbahet mend për asnjë vendim, para se me nis zgjedhjet e ka lënë mandatin e kryetares me mbajt pozitën e deputetin. Sot mund t’iu them se e kemi përmbyll listën e veteranëve, s’kemi lënë asnjë kategori pa e kompensu. Folët shumë për programin, po iu pyes a e dini çka keni lënë në qeveri gjatë rrugëtimit tuaj: Retorika juaj është gjysmë zgjedhore, sot e konfirmove një fakt që ju kam thënë ma herët që 500 mijë euro po kushton me ble rrymën, e kam ndërhy në atë punë dhe mu ka deshtë me i riparuar dëmet e koalicionit që keni pas me ta.  Kur t’iu vi me materialin e 100 ditëshit, do t’iu duken ëndrra. Pse s’ma ke lënë një adrës që ka emër, se ke qenë ministre. Jam shumë krenar që qeveria e ka mbërri me marr e zbatu vendimet për kategoritë e lirisë dhe për femrat e dhunuara, shuma është proces negocimi.

Pra është propozimi për atë shumë nuk është i imi. Njëkohësisht më akuzuat që nuk po di t’i ruaj marrëdhëniet me partnerët, s’po di me Amerikën… Nuk di me vallëzu para Gadafit unë. Unë nuk di me shku aq larg. Vallëzim atë kualitet se kam, besomë, por di me i respektu miqtë dhe i respektojë”, ka thwnw Haradinaj./Lajmi.net/