Haradinaj: Investitorët e huaj kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit

Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin nga kompania “Fox Marble”.

Lajme

22/01/2019 10:20

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin nga kompania “Fox Marble”.

Lajmin për këtë takim, shefi i Qeverisë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, transmeton lajmi.net.

“Në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend”.

“Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit”. /Lajmi.net/