Haradinaj: Impresive të dëgjoj idetë kreative të të rinjve tanë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me anëtarët e organizatës, “Zëri Rinor Gjilan”.

Lajme

21/02/2019 13:06

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është impresive të dëgjosh idetë e të rinjve të Kosovës, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Impresive të dëgjoj idetë kreative të të rinjve tanë. Kënaqësi të bashkëbisedoj me anëtarët e organizatës “Zëri Rinor Gjilan”, të cilët kanë marrë përsipër avokimin te të rinjtë për parandalimin e dukurive negative dhe përfshirjes sa më të madhe të tyre në aktivitete sportive e kulturore. Krahas shumëfishimit të projekteve për Gjilanin nga Qeveria e vendit në këtë mandat, mbështetjen do ta ketë edhe nisma e organizatës “Zëri Rinor Gjilan” për udhëzimin e të rinjve për karrierë dhe shkollim adekuat”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/