Haradinaj i shpreh ngushëllime kryeministrit të Italisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Giuseppe Conte, pas tragjedisë që ndodhi në Gjenova.

Lajme

15/08/2018 14:57

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës bashkëndijenë më atë italian dhe familjarët e viktimave

“I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genoas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje”, thuhet në telegramin e Haradinaj.

Dje në Gjenova është shembur një urë, ku kanë humbur jetën mbi 20 persona dhe disa të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shtetas të Shqipërisë./Lajmi.net/