Haradinaj i përgjigjet Serbisë për hetim të vrasjes së Ivanoviqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për ndikimin e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, në këtë dialog.

Lajme

18/01/2018 14:36

“Jurdiksionin për hetime e ka Kosova. Për kërkesat drejt Eulex dhe Unmik, ata s’kanë të drejtë me dhanë autorizim të tillë. Të vetmet që duhet të japin autorizim, janë institucionet e Kosovës. Te Kosova nuk është dorëzu një kërkesë e tillë”, ka thënë kryeministri.

 Duke folur për ndërhyrjen apo pjesëmarrjen e autoriteteve serbe në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Haradinaj u shpreh se ata nuk kanë kërkuar leje për të marrë pjesë në këto hetime.

“Është kërkuar një shkëmbim informatash, për shkak që është supozuar se ky rast ndërlidhet edhe me njerëz dhe palë që nuk janë veç në Kosove, pra kjo është edhe në interes të Kosovës”, deklaroi Haradinaj, raporton lajmi.net.

Në pyetjen se a do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj u përgjigj së ky dialog duhet dhe do të vazhdojë, si dhe do të kërkohet që të kalohet në fazën finale të këtij dialogu, e që është njohja e Kosovës nga ana e shtetit serb.

“Dialogu do te vazhdojë, Kosova ka identifikuar gjendjen lidhur me marrveshjet e arritura deri më tani, shumica e këtyre marreveshjeve jane me interes te vendit, si marreveshja me energjinë, mirëpo që nuk është respektuar nga ana serbe”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se Kosova do të kërkojë në Bruksel njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe se kjo Iitakon pjesës finale të këtij dialogu mes dy vendeve.

“Kosova nuk po shkon në dialog për ta zgjatur jetën e këtij dialogu, e mendojmë këtë si fazën e dialogut final që ka të bëjë me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Kemi kërkuar nga institucionet e BE-së të kalojmë në fazën finale të dialogut e që është  njohja e pavarësisë së Kosovës” përfundoi Haradinaj./Lajmi.net/