Haradinaj i pakënaqur me përfaqësimin e grave në institucione, zotohet për avancim

Agjencia për Barazi Gjinore  ka lansuar Komentarin e Ligjit për Barazi Gjinore. Kryeministri Ramush Haradinaj në hapje të këtij takimi ka shprehur keqardhje për mos përfaqësimin e grave në institucionet, por tha që shpreson që ky fakt të mos të ndikojë në trajtimin sa më serioz të kësaj çështje.

Lajme

14/09/2017 11:15

“Rëndësia e barazisë gjinore është sfidë për ne do të jetë sfidë gjatë mendoj që disa zhvillime inkurajuese kanë ndodh mirëpo e dimë se ende ngecim si Kosovë disa prej arsyet pse ngecim janë në kompetencat tona. Prezantimi i komentuarit sot besoj se është kontribut në familjarizimin e më tej të atyre që janë pjesëmarrës që e përfaqësojnë”.

Edhe pse kemi shumë tema, kam ardhur të shprehi zotimin tim se do të jemi bashkë në avancimin e femrës. Shprehi keqardhje për përfaqësimin jo të duhur jo të drejtë me femra por kjo nuk u pengon me vazhdua punën me seriozitetin më të madh”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Edi Gusia, shef ekzekutiv i agjencisë për barazi gjinore, tha se domosdoshmëria e komentarit ka qenë e kahershme.

Ajo tha se përkundër faktit që ka përmirësim në zbatimin e ligjit për barazi ligjore praktikat kanë bërë që të ketë edhe shumë mangësi dhe që gratë dhe vurrat në Kosovë të jenë të barabartë.