Haradinaj i kërkon Presidentes zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër zyrtare Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh rrethanat politike në Kosovë.

Lajme

10/02/2014 19:06

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një letre, i ka kërkuar Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaa, shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, raporton Klan Kosova.

Në këtë letër, të cilën për Klan Kosova e ka pohuar Zëdhënësi i Presidencës Arbër Vllahiu, Haradinaj mes tjerash e ka ftuar Presidenten Jahjaga që duke pasur parasysh rrethanat politike në Kosovë t’i ftojë subjektet politike që sa më shpejt që të jetë e mundshme të dakordohen për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

 

Letra e Haradinajt për Presidenten: