Haradinaj: I kam numrat për Qeverinë, formohet javën e ardhshme

Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, shprehët i sigurt për formimin e qeverisë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Ai thotë se janë siguruar deputetët nga partitë jashtë koalicionit, madje jo vetëm dy, por edhe më shumë.

Lajme

28/06/2017 21:04

Haradinaj në emisionin Komiteti ka thënë se mandati, ligjërisht, duhet t’i jepet atij për formimin e qeverisë, dhe për këtë ka siguruar edhe numrin e nevojshëm të deputetëve që i duhen.

PAN, së bashku me pakicat, kanë 59 deputetë, dy më pak se numri i nevojshëm për krijimin e qeverisë. Por, Haradinaj thotë se kjo nuk është pengesë për ta, pasi kanë siguruar edhe më shumë se dy deputetë, nga partitë shqiptare.