Haradinaj i falënderon të gjithë ata që e vizituan për ngushëllime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë qytetarët, e në veçanti ish-presidentin shqiptar Bujar Nishani, ministrin Pandeli Majko, familjen Jashari e Rugova, që e vizituan për ngushëllime.

Lajme

19/06/2018 18:38

“Ju falënderoj të gjithë ju qytetarë të nderuar, e në veçanti ish presidentin shqiptar Bujar Nishani, ministrin Pandeli Majko, familjen Jashari e Rugova, ambasadorin gjerman Heldt dhe ambasadoren turke Kiliç, përfaqësues fetarë, për vizitën ngushëlluese në nderim të babës sonë, Hilmiut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.