Haradinaj i detyron ministrat të punojnë edhe të shtunën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat e tij që të punojnë edhe të shtunën dhe të kthejnë komentet në programin qeveritar, të cilin ua ka dorëzuar sot.

Lajme

15/09/2017 17:51

“Ju presim që deri nesër në ora gjashtë t’i dërgoni materialet për plotësimin e plan-programeve”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se mbledhja e ardhshme e qeverisë është të hënën në ora 16.

“Ju ftoj që t’i riktheheni edhe njëherë programit. Sot e kemi të pamundur me diskutu sepse sot e keni ë marrë”, tha Haradinaj, i cili ju kërkoi vartësve të tij falje që po i detyronte të punonin edhe në ditë vikeni. /EO