Haradinaj i bindur se nuk do të takohet më te Presidentja (Video)

Shkuarja në zyrën e presidentes, për t’u takuar me Isa Mustafën, e Hashim Thaçin, pas një kohe të gjatë, nuk ishte aspak e lehtë për Ramush Haradinajn, njofton Klan Kosova.

Lajme

09/02/2016 18:58

Ky i fundit, tha në një intervistë për zona B, në Klan Kosova, se ndihej në siklet, në ato momente të së hënës paradite.

Mbase kjo nervozë ishte edhe arsyeja pse kreu i Aleancës nuk përshëndeti dorë me dorë të gjithë që ishin brenda.

Haradinaj tregoi se në takim përballë Mustafës e Thaçit nuk përmendi Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai tha se nuk refuzoi takimin te Jahjaga pasi beson që ka qytetarë të cilët e përkrahin atë edhe në këtë rast.

Por pse e refuzoi ai Kadri Veselin në këtë takim? Haradinaj foli edhe për atë nëse ka dallime mes tij dhe AAK-së në një anë, dhe kolegëve nga dy subjektet tjera opozitare, në anën tjetër, në lidhje me atë se a duhej ulur bashkë me kryeminisntrin dhe zëvendësin e tij.

Por, ai e pranoi se nuk shkon më në kësi takimesh.

Kreu i AAK-së tha se te qytetarët ka edhe pakënaqësi tjera, e jo vetëm ato që kanë të bëjnë me Asociacionin dhe Demarkacionin. Sipas tij, kjo u tregua edhe më 9 janar ndërsa që fajtor për gjithçka e lë shefin e qeverisë, njofton Klan Kosova.

YouTube player