Haradinaj: Herët a vonë regjimi serb do ta marr dënimin e merituar

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot ka vizituar varrezat e martirëve të fshatit Qyshk, Zahaq dhe Llabjan, ku forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë vranë civil të pa fajshëm.

Lajme

14/05/2017 12:53

Haradinaj në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktimë dhe se ky është edhe turpi i drejtësisë, që sipas tij, herët a vonë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Kur i shohim për së afërmi vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë, me theks të veçantë masakrat barbare të kryera nga pushtuesi serb mbi fshatin Qyshk, ku u vranë dhe u masakruan 53 deshmorë e martir.

Në të njejtën ditë në fshatin Zahaq u vranë 36 dhe u zhdukën 4, në Llabjan 14 u vranë dhe u zhduken 2 ndërsa në Pavlan u vranë plot 14 veta.

Këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktim.

Ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin denimin e merituar.

Lavdi dhe respekt për këtë sakrificë që pak popuj e kanë përjetu. /Lajmi.net/