Haradinaj: Hasan Prishtina na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Hasan Prishtina ka qenë një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar.

Lajme

14/08/2018 11:04

Në 85 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës, Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e Prishtinës për liri.

“Në 85 vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/