Haradinaj: GJND vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet.

Lajme

22/07/2018 12:38

“GjND, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej kryeministri Haradinaj ka shtuar se Kosova ka ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet.

“Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë”, ka përfunduar ai.