Haradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë – Lajmi.net
Haradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:02, 14 February 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Ai thotë se Sigmar Gabriel dëshmoi mbështetjen gjermane për rrugën evropiane të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme gjermane për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. E njoftova mikun gjerman për zhvillimet në Kosovë, përfshirë përparimet në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga MSA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj thotë se Gjermania është partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë.

“Gjermania vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë. Ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. Mirënjohës Gjermanisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalët kyçe: Gjermania, Haradinaj, Kosova

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball