Haradinaj: Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL – Lajmi.net
Haradinaj: Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:37, 9 November 2018
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Kjo sipas tij është konfirmuar ka kancelarja gjermane, Angela Merkel, transmeton lajmi.net.

Kryerministri ka publikuar edhe një dokument, që sipas tij, konfirmon këtë mbështetje të Gjermnaisë.

“Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pas letrës së pranuar.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”.

“Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional”.

“Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO