Haradinaj: Gërvallajt, familje emblematike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, morri pjesë në zbulimin e pllakës memoriale të familjes Gërvalla.

Lajme

29/05/2016 18:52

Ai i ka konsideruar si familje emblematike e Kosovës, të cilët ranë për lirinë e atdheut.

“Emrat e Gërvallajve që ndër breza ranë për lirinë e atdheut, sot janë të skalitur në Pllakën Memoriale në Kryshec të Pejës!

Unë pata nderin të jem pjesë e kësaj simbolike, që është një mundësi më shumë, për ta kujtuar vepren e madhe të “Gërvallajve ndër breza”, që këtë familje e kanë shndërruar në emblematike. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në facebook. /lajmi.net