Haradinaj flet shkurt për sulmin ndaj Agron Mustafës: Po trajtohet seriozisht

Më në fund një zyrtar i lartë i shtetit flet për rrahjen brutale të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Lajme

12/01/2018 16:21

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur sot për sulmin ndaj Mustafës nga dy policë të shtetit dhe heshtjen institucionale.

Ai tha se është duke u punuar nga institucionet përkatëse dhe se kjo çështje është duke u trajtuar nga organet përgjegjëse, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, rasti i sulmit ndaj Mustafës është i ndjeshëm dhe se sulme të tilla nuk janë të mira.

Mustafa u rrah brutalisht në qendër të Prishtinës nga dy zyrtar të Policisë së Kosovës, ku njëri tashmë është suspenduar, por jo edhe Nazim Sahiti, shef i krimeve ekonomike në PK. /Lajmi.net/