Haradinaj: Faleminderit Britani e Madhe për ndihmën dhe miqësinë e treguar për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Lajme

17/02/2018 12:41

Në takimin miqësor, kryeministri Haradinaj e njoftoi deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.

“Faleminderit miku ynë, faleminderit nga secili qytetarë i Kosovës për ndihmën e pakursyer për ne”, tha kryeministri Haradinaj.

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe gjithë popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme të shtetit të tij për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës./Lajmi.net/