lajmi.net

Haradinaj është mërzitur nga dialogu

Lideri i Aleancës thotë se është mërzitur në përgjithësi nga dialogu me Serbinë. Ai është i pakënaqur edhe me mënyrën se si është menaxhuar çështja e shumëpërfolur e logos në fletëvotime. Thotë se është ankuar tek kolegët në Bruksel.

Lajme

11/09/2013 15:37

Ramush Haradinaj është mërzitur me dialogun Kosovë-Serbi, të zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton.

Në një pritje të organizuar për 170 kandidatët e rinj, nën moshën 30 vjeçare, për asambleistë komunalë, ai tha se është mërzitur me dialogun në përgjithësi, e me delegacionin e Kosovës në veçanti.

“Jam pak i mërzitur me dialogun, në përgjithësi. Është hera e parë që po e shfrytëzoj rastin për ta thënë këtë, ngase në këto kohët e fundit ka qenë njëfarë praktike për të na sjellë para aktit të prerë. Për të na nxjerrë, këtu në Prishtinë, në pozita jo të mira”.

“Jam ankuar për këtë aspekt tek kolegët tanë në Bruksel. Duhet më në fund të këndellemi pak. Nuk guxojmë që dialogu si proces të na sjellë para akti të kryer për tema për të cilat ne ndjehemi në pozita të vështira dhe që na krijojnë situata të rënda para vetes”.

“Çështja e logos. Kosova nuk ka humbur për shkak të logos, por ka humbur nga mënyra se si është menaxhuar kjo çështje.”

“Po të kishim vizion paraprak do të vlersonim se në Kosovë, një material që do të asgjësohet, që janë fletët e votimit, nuk ka nevojë që të mbajë logon e shtetit, pasi ato kanë logon e KQZ’së që është institucion i shtetit. Ky do të ishte një veprim i njëanshëm i Kosovës do të ishte në përputhje me zbatimin e marrëveshjes dhe do të ishte i ndarë nga debatet me palën tjetër.”

Haradinaj e sheh si të palezetshme heqjen e logos pikërisht  në kohën kur pala tjetër po debatonte dhe kishte pozicion të qartë për këtë temë.

09/09/2013 13:36

LM