Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër, nuk dihet sa është numri i tyre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk i njeh të gjithë zëvendësministrat. Por kabinetit të tij të madh i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Lajme

20/02/2018 18:52

Haradiaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, raporton lajmi.net.

Në total, sipas të dhënave jo zyrtare, numri i zëvendësministrave arrin në mbi 70, por ende nuk janë publikuar komplet emrat e tyre.

Një zëvendësministër i kushton jo pak buxhetit të Kosovës, sepse ai ka një shofer, një veturë dhe një asistent-e.

Kujtojmë se Haradinaj kishte thënë numri i zëvendësministrave nuk e kalon atë të qeverisë Mustafa, por kjo nuk qëndron sepse në kohën e Mustafës ishin mbi 40 zëvendësministra./Lajmi.net/