Haradinaj: Edhe pak çaste nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë

Kosova po e realizon ëndrrën e saj.

Lajme

14/12/2018 09:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak minuta para se Kosova zyrtarisht të bëhet më ushtri ka thënë se  ushtria e Kosovës të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

Ai ka thënë se kanë mbetur edhe pak çaste nga votimi historik i krijimit të ushtrisë, transmeton lajmi.net.

“Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/