Haradinaj: Edhe kur vjen liberalizimi, nuk duhet të ikim nga Kosova

Në bashkëbisedimin me të rinj të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se Kosova shpejt do të jetë pjesë e familjes evropiane.

Lajme

08/05/2018 12:14

“Raporti i progresit është konfirmim që Kosova është në hartë, jemi më të vonuar por jo të pabarabartë. Ne jemi në një etapë që kanë kaluar edhe vendet e tjera. Edhe ata kanë kaluar rrugës tonë. Dua të falënderoj edhe institucionet e BE-së, sepse kanë treguar më shumë ndihmë për ne”.

“Krejt kjo është njëfarë lige që Kosova duhet të kualifikohet në të. Të rinjtë duhet të dinë që ne do t’i takojmë një familje më të madhe, do të na prishet rehatia. Këtë vit do ta marrim lajmin e merituar për liberalizim, mirëpo nuk duhet të shkoj gjatë edhe statusi i kandidatit”.

“Ne nuk guxojmë me shku në asnjë drejtim që nuk respekton të drejtat gjinore. Mediat duhet me qenë të zotë. Kur vjen liberalizimi, kurdo që vjen, prapë nuk duhet të ikim nga Kosova”. /EO