Haradinaj e quan Isa Mustafën ‘të ngratë’

Tema e demarkacionit është përmendur edhe sot në foltoren e Kuvendit, gjersa po matej forca e qeverisë së kaluar dhe kësaj të tashmes. Deputetët e LDK-së po i thotë Haradinajt ta tregojë vetën dhe të marrë vendime të mëdha. E, Haradinaj thotë se ai, së paku, do t’i cojë proceset përpara e nuk do tqë veprojë si ish-kryeministri ‘i ngratë’.

Lajme

07/12/2017 12:16

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i tha kryeministrit Haradinaj se akoma s’po e dinë se cfarë qëndrimi ka ai e as subjekti i tij lidhur me marrëveshjen e Demarkacionit.

“Është totalisht e paqartë se si do të votojë kryeministri, si do të votojë subjekti i juaj. Unë ju garantojë se do të votojë ashtu sic votoni ju”, ka thënë deputeti Shala.

Ndërsa, pas kësaj ka marrë fjalën kryeministri, i cili ka thënë nuk tërhiqet mbrapa, ashtu sic ka bërë ish-kryeministrit Isa Mustafa, të cilin e ka quajtur ‘të ngratë’

“Unë se kthejë mbrapa, e kom sjellë para juve deputetëve”.

Sipas Haradinajt, vetëm nëse deputetët nuk arrijnë ta mbyllin çështjen e demarkacionit, mund të kthehet projektligji i marrëveshjes së demarkimit, por ai vetë, nuk kthen asgjë mbrapa e nuk vepron si paraardhësi i tij.a