Haradinaj e Pacolli japin afate të ndryshme kohore për heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij i parë, Behgjet Pacolli i cili është edhe ministër i Jashtëm, kanë dhënë afate kohore të ndryshme sa i përket heqjes së vizave për kosovarët.

Lajme

14/12/2017 23:54

Deklarimet e tyre të bëra në media brenda pak orësh, kanë hapësirë ta madhe brenda muajve  me atë se kur kosovarëve mund tu hiqen vizat, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj i cili ditë më parë në Kuvend dhe se nuk mund të japë ndonjë afat kohorë se kur do të hyjë në fuqi heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, të enjten në mbrëmje për RTK ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë në muajin mars të 2018.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se vizat mund të hiqen në qershor, por sipas tij nëse kushti kryesor i vënë nga BE, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi ndodh në muajin shkurt.

“Në Bruksel na thuhet se shumë shpejt do të kemi liberalizim të vizave. Do të kemi liberalizim të vizave deri në qershor, nëse në shkurt miratohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, tha Pacolli, për RTV Dukagjini.

Ndryshe qytetarët e Kosovës janë të vetmit në nga shtetet e rajonit që nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën ‘schengen’./Lajmi.net/