Haradinaj e konfirmon: Seanca për Demarkacionin mbahet të enjten nga ora 10:00

Pritjes duket se po i vie fundi. Tema e cila mbajti qytetarët e Kosovës të izoluar tash e tri vite, po shkon drejt zgjidhjes.

Lajme

20/02/2018 16:21

Kjo pas miratimit të plotësim-ndryshimit të Projektligjit për Demarkacionin që u votua në qeverinë e Kosovës. Duke iu shtuar edhe aneks-marrëveshja ndërmjet dy presidentëve , ku është bërë e ditur se gabimet eventuale do të korrigjohen.

E pas miratimit në qeveri, Haradinaj ka bërë të ditur se seanca për demarkacionin do të mbahet të enjten nga ora 10:00.

Kështu kishte raportuar edhe lajmi.net gjatë ditës.

“Ekziston një vullnet, por për shkak të konsultimeve në mes të grpeve parlamentare, propozojë të jetë pasnesër, shpresoj që pasnesër do të jemi unik dhe do ta kemi një përkrahje maksimale për këtë marrëveshje. Pas përmbylles së këtij takimi do të bëjë kërkesë për senacë të enjten në ora 10”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e qeverisë.

Në votimin e këtij projektligji kanë abstenuar tre përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët ende janë pa qëndrim rreth kësaj çështje.

Ndryshe përkrahjen për ratifikimin e Demarakcionit e ka konfirmuar edhe LDK-ja, kurse Vetëvendosja vazhdimisht është shprehur kundër. /Lajmi.net/