Haradinaj e fut në zyrën e AAK-së Nait Hasanin: A do ta votojë demarkacionin?

Dy deputetë të dy partive të ndryshme, që janë në koalicion, kanë zhvilluar sot një takim mes vete. Është Daut Haradinaj nga AAK dhe Nait Hasani nga PDK, të cilët ndonëse me qëndrime të kundërta për Demarkacionin me Malin e Zi, janë takuar sot, para seancës së marrëveshjes së kufirit Kosovë – Mal i Zi e paraparë të fillojë në ora 16:00.

Lajme

20/03/2018 15:15

Një takim që ndonëse thuhet të jetë i rastësishëm dhe miqësor, aludon tek biseda që të dy deputetët mund ta kenë zhvilluar për Demarkacionin me Malin e Zi.

Daut Haradinaj ka pritur sot në zyrat e AAK-së, deputetin  e PDK-së, Nait Hasanin. Kjo dëshmohet edhe me fotografinë e publikuar nga vetë Daut Haradinaj në rrjetin Social Facebook.

“Takim me mikun”, shkruan deputeti i AAK-së, Haradinaj. Kjo fjali ka mjaftuar që të hidhen spekulime nëse Haradinaj e ka bindur ose jo Nait Hasanin për ta votuar demarkacionin.

Ajo që dihet deri më tash për Hasanin është se mbetet i pavendosur nëse do ta votojë ose jo demarkacionin, edhe pse më herët është deklaruar kundër.

Seanca për demarkacionin pritet të fillojë në orën 16:00. /Lajmi.net/